Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
I penduari tregon vrasjet me pagesë, Skerdi Tase rrëfen atentatet ndaj Aredin Beharit dhe Agim Boriçit
Të tjera dëshmi tronditëse janë dhënë në procesin gjyqësor të “Plumbit të Artë”, për lidhjet mafioze të botës së krimit si dhe autorëve të dyshuar për vrasje dhe ngjarje të rënda. Sot ishte i penduari i tretë i kësaj dosjeje Skerdi Tase i cili tregoi për krimet e lidhura me Nuredin Dumanin dhe Erion Alibejn. I pyetur nga prokurorët e SPAK, Tase rrëfeu për vrasjet e planifikuara me Henrik Hoxhajn, një prej tyre ishte atentati i 2017-ës ndaj Aredin Beharit. Skerdi Tase: Me Henrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët, Viron Tavanxhiu, na foli për një atentat që...