Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I paprekur dhe me rrobat e plota/ Trupi i një burri të zhdukur që nga viti 1997 gjendet brenda një akullnaje
Trupi i një burri të zhdukur që nga viti 1997 është gjetur në mënyrë të papritur në një akullnajë që po shkrihet në rajonin e largët malor Kohistan të Pakistanit. Një bari lokal hasi rastësisht trupin në “Luginën e Zonjës”, ku e gjeti të ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme, me rrobat e paprekura dhe një kartë identiteti me emrin Naseeruddin. Policia konfirmoi se ai ishte një burrë që kishte humbur gjatë një stuhie dëbore pas një grindjeje familjare, teksa udhëtonte me vëllain e tij. Zbulimi i trupit ka ndodhur si pasojë e shkrirjes së përshpejtuar të akullnajave, të nxitur nga ndryshimet klimatike që kanë reduktuar ndjeshëm reshjet e borës në rajon. Ekspertët shpjegojnë se temperaturat ekstreme dhe mungesa e lagështirës e ruajtën trupin si të...