I nxehti rekord në Itali, sot temperaturat deri në 40 gradë, nga nesër 20 qytete në alarm të kuq

I nxehti rekord në Itali, sot temperaturat deri në 40 gradë, nga nesër 20 qytete në alarm të kuq

Numri i qyteteve ku priten temperatura rekord vazhdon të rritet. Nëse sot, të enjten, 3 korrik, nuk priten ndryshime krahasuar me të mërkurën, me alarm të kuq në 18 qytete, të premten, 4 korrik, do të ketë 20 qytete me alarm kuq në Itali. Këto janë Ankona, Bolonja, Bolzano, Brescia, Campobasso, Firence, Frosinone, Xhenova, Latina, Milano, Palermo, Perugia, Rieti, Roma, Torino, Trieste, Verona dhe Viterbo, të cilave do t’u shtohen Pescara dhe Venecia, sot dhe nesër me ngjyrë portokalli. Bari, Catania, Cagliari, Civitavecchia, Messina, Napoli dhe Reggio Calabria mbeten me ngjyrë të verdhë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv