I nxehti “pushton” sërisht Shqipërinë, nuk do ta besoni, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

I nxehti “pushton” sërisht Shqipërinë, nuk do ta besoni, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ato minimale në 14 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.