I nxehti përvëlues në Europë, 480 vdekje më shumë nga vapa se zakonisht gjatë sezonit të verës

I nxehti përvëlues në Europë, 480 vdekje më shumë nga vapa se zakonisht gjatë sezonit të verës

Gjatë valës së të nxehtit që goditi 60 rajone të Francës në fillim të verës 2025, midis 19 qershorit dhe 6 korrikut, në vend u regjistruan 480 vdekje shtesë krahasuar me nivelet normale për sezonin, një rritje prej 5.5%, njoftoi sot Ministria e Shëndetit Publik të Francës. Ky numërim i parë pritet të përfundojë me llogaritjen e vdekshmërisë që do t’i “atribuohet posaçërisht të nxehtit”, në një raport që do të bëhet pas 15 shtatorit, sqaroi autoriteti shëndetësor. “Të moshuarit 75 vjeç e lart përbëjnë pothuajse të gjithë” vdekshmërinë e tepërt nga të gjitha shkaqet, siç është regjistruar, përkatësisht 410...