Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I nxehti, masa emergjente në të gjithë Europën
Me temperatura që arrijnë deri në 42°C, Europa është përfshirë nga vala e parë e të nxehtit për këtë verë. Në kontinentin më të nxehtë në planet po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe problematike kriza klimatike. Spanja paralajmëroi temperatura ekstreme në jug të vendit. Agjencia e Motit, Aemet bëri thirrje për më shumë kujdes, veçanërisht për të moshuarit, gratë shtatzëna e personat me probleme shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë në Madrid këshilloi qytetarët të shmangin diellin e të qëndrojnë të hidratuar. Edhe Portugalia në gjendje gatishmërie, me temperaturat në Lisbonë që mund të shkojnë deri në 42°C dhe rrezik të lartë...