Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
I nxehti ekstrem godet Ballkanin, zjarre të mëdha në disa shtete
Zjarrfikësit janë përballur me zjarre në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 21 korrik, teksa një valë e re e të nxehtit ka goditur rajonin e Ballkanit. Shtatë zjarre të mëdha janë raportuar në Maqedoninë e Veriut ku temperaturat pritet të arrijnë në 42 gradë Celsius të martën, thanë autoritetet. Pesë zjarre janë jashtë kontrollit në Shqipëri, ku temperaturat të hënën ishin nga 37 deri në 41 gradë Celsius. Në Kroaci, një zjarr afër qytetit turistik Sibhik ka shpërthyer dhe dhjetëra ekspertë të emergjencave civile dhe gjashtë avionë janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Disa nga vatrat e zjarreve...