I nxehtë përvëlues, ja si do te jetë moti këtë të martë

I nxehtë përvëlues, ja si do te jetë moti këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë zonave malore në mesditë e pasdite. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-15 m/s.Deti – Valëzimi 1-3 ballë.
Burimi: Javanews.al