“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Sarandën, ku u ekzekutua me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe një kalimtar 73-vjeçar. Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje për “Ditari i Fundjavës” nga Denisa Pasholli, tregon se viktima ishte duke konsumuar një kafe në lokal në momentin e ngjarjes. Dy autorët janë afruar pranë 44-vjeçarit duke e qëlluar dy herë me armë zjarri. “Ngjarje të tilla kriminale, atentate të organizuara në detaje nga autorët janë të vështira për t’u zbardhur. Pothuajse të gjitha atentatet ku autorët përdorin motorë, janë të maskuar dhe me skafandra, nuk janë zbardhur. Edhe ngjarja e sotme, edhe pse ka kamera sigurie, është shumë e vështirë për grupin hetimor për t’u zbardhur, pasi...