Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I ngacmoi të bijën! Eksponenti i PD në Pogradec godet komisionerin e PS në qendrën e votimit
👁3241
Foto ilustruese POGRADEC-Një incident i rëndë është shënuar në qendrën e votimit nr. 3901 në Pogradec, ku eksponenti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, ka sulmuar fizikisht komisionerin e Partisë Socialiste, Entin Gega. Sipas raportimeve, Tollozhina ka goditur Gegën, duke e lënë të gjakosur, si dhe ka fyer një qytetare e cila ndodhej në ambientet e qendrës së votimit në momentin e ngjarjes. Burime nga Policia bëjnë me dije se shkak për incidentin kanë qenë motive të dobëta që lidhen me një ngacmim të komisionerit kundrejt vajzës së Tollozhinës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia./ZËRI