I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë

I ndaluar në Gjermani për drogë, SPAK i sekuestron 44-vjeçarit vilën 2 kate dhe “Lamborginin” në Palasë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për trafik droge, ka kapur një vilë dhe një mjet luksoz “Lamborgini” Aventador në bregdetin e Palasës në Shqipëri. Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dy pasuri të Visar Miftarit, pas dyshimeve se janë krijuar në burime kriminale. Gjuetia e pasurive të 44-vjeçarit me shtetësi gjermane në Shqipëri nisi në mars të këtij viti, pas një kërkesë nga autoritetet gjermane të drejtësisë. Në kohën e dërgimit të kërkesës Visar Miftari, ndodhej i ndaluar në një institucion korrektues...
Burimi: Sot.com.al