Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I mori telefonin SPAK-u, kush është Onejda Ymeri që fitoi gjyqin në Kushtetuese?
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e celularit të saj në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke pretenduar se i janë cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës (komunikimi privat midis individëve) dhe të dhënat personale. Pas një seance maratonë prej 7 orësh, Gjykata Kushtetuese pranoi që është cenuar liria dhe fshehtësia e korrespondencës së Onejda Ymerit, sepse ajo nuk ka qenë vetë nën hetim penal apo e akuzuar. Në vendim thuhet se SPAK duhet të fshijë menjëherë kopjet e korrespondencës që...