Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘I lehtë qoftë për ty, o mik i paharruar, dheu i tokës së lirë të Kosovës!’/ Berisha mesazh lamtumire për kryeministrin e parë në ekzil, Bujar Bukoshin
👁4587
Lideri demokrat ka dhënë mesazh lamtumire për kryeministrin e parë në ekzil të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, i cili u përcoll për në banesën e fundit këtë të enjte. Në një mesazh lamtumire në rrjetin sociale, facebook, Berisha shkruan se Bukoshi ishte një personalitet i shquar, një atdhetar i flaktë, një shtetar i formuar, i përkushtuar dhe trim, një ndër themeluesit, në krah të presidentit Rugova, të institucioneve të shtetit paralel të shqiptarëve të Kosovës së pushtuar. Bujar Bukoshi, si kontribues madhor në çështjen kombëtare, shkruan ndër të tjera kryedemokrati Berisha, ai luajti një rol kryesor në organizimin e pushtetit...