I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

Një zyrtar i lartë i policisë serbe është arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre, në kuadër të një hetimi që lidhet me një çështje vrasjeje. Bëhet fjalë për Marko Kriçak, 42 vjeç, drejtues i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të Policisë Serbe, i cili është cilësuar si një prej njerëzve të afërt me presidentin Aleksandër Vuçiç. Së bashku me të është arrestuar edhe Boško Sekulović, drejtor i Shërbimit për Luftën kundër Krimit në të njëjtën drejtori. Sipas Prokurorisë së Beogradit, dy zyrtarët dyshohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të detyrimeve profesionale, duke i shkaktuar dëme dhe duke cenuar rëndë të drejtat e ish-shefit të policisë së Beogradit, Veselin Milić. Hetimi lidhet me një vrasje të ndodhur në muajin maj në një restorant në Beograd. Pas ngjarjes, Milić ishte arrestuar me dyshimin...