Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I kërkuar për vrasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala? Pagoi 50 mijë € për “kokën” e…
Lorenc Lala, 47-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje me motiv gjakmarrjeje është arrestuar në Britani, ku kishte jetuar i lirë dhe i padiktuar për katër vite. Lala u vu në pranga këtë javë nga policia britanike, pas një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Policia e Shtetit kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkonte ekstradimin e tij për ta përballur me drejtësinë në Shqipëri. Ai akuzohet se ka organizuar dhe financuar vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit, në kuadër të një gjakmarrjeje për një vrasje të mëparshme. Lorenc Lala dyshohet se ka paguar 50 mijë euro (rreth 42 mijë paund) për ekzekutimin e Bashaliut dhe ka ndihmuar autorin që të largohet nga vendngjarja....