Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar Krystalopigi (Kapshticë”), pasi rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet belge. 31-vjeçar u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Follorinës në bashkëpunim me oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Krystalopigi të Follorinës, sepse ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga autoritetet belge, për shkelje të ligjeve për drogën. I arrestuari do të nxirret para Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi. Top Channel