‘I kemi hequr shtetësinë Nikolla Vujoviçit’, Sveçla: Rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës si pjesëtar i forcave policore të Serbisë

‘I kemi hequr shtetësinë Nikolla Vujoviçit’, Sveçla: Rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës si pjesëtar i forcave policore të Serbisë

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se e ka privuar nga shtetësia një shtetas të Kosovës, duke thënë se ai është i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë. Në një njoftim në Facebook, Sveçla tha se Nikolla Vujoviç “përbën rrezik për sigurinë tonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”. “Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare”, tha...
Burimi: Syri.net