“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!
Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të muajve të fundit, duke hedhur poshtë pretendimet se qeveria ka qenë indiferente ndaj kërkesave të protestuesve. Kryeministri tha se i ka dëgjuar vazhdimisht ata që janë mbledhur për muaj me radhë poshtë zyrës së tij, por sipas tij, protestuesit nuk kanë paraqitur kërkesa konkrete dhe kanë refuzuar dialogun. Rama pretendoi gjithashtu se brenda protestës ka një grup të ideologjizuar “Antifa” dhe një komponent kriminal, ndërsa tha se në muajt në vijim do të dalin dëshmi të reja për atë që ai e quajti “revolucion imagjinar”. Rama tha: “Dua t’i them të gjithëve se kush thotë se deri më sot kemi qenë indiferentë ndaj atyre që erdhën për 4 muaj poshtë dritares së zyrës time harron se kam dëgjuar...
Burimi:
javanews.al