“I kam cenuar pa dashje”/ Rama ‘pendohet’, kërkon ndjesë për përmendjen e termit “autik”

“I kam cenuar pa dashje”/ Rama ‘pendohet’, kërkon ndjesë për përmendjen e termit “autik”

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të postuar në Facebook, ka kërkuar falje për një deklaratë të bërë gjatë një takimi elektoral. Rama tha se foli për autizëm politik, duke harruar se prej vitesh kjo shprehje konsiderohet e papërshtatshme. “Kërkoj ndjesë, ishte një term i gabuar,” u shpreh Rama. Konkretisht, gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha: “Të votosh kënetën je politikisht autik.” “Nuk mund të mos e ndaja këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, por të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Pa dashje, sot kam cënuar fëmijët me autizëm dhe kam lënduar prindërit e tyre, duke përdorur...
Burimi: Sot.com.al