I iku policisë në ish-Bllok me Audi Q8 dhe u përplas me disa makina, zbardhet identiteti i shoferit, në kërkim për ngjarjen në Astir

I iku policisë në ish-Bllok me Audi Q8 dhe u përplas me disa makina, zbardhet identiteti i shoferit, në kërkim për ngjarjen në Astir

Zbardhet identiteti i shoferit të Audi Q8 që u përplas me disa makina gjatë ndjekjes nga policia në zonën e ish-Bllokut. Në drejtimin e mjetit ishte Joni Sadikaj, ndërsa pasagjer ishte Skerdi Sina, i cili u arrestua dje nga policia. Sadikaj u përpoq t’i shpëtonte policisë duke u larguar nga “Myslym Shyri” drejt ish-Bllokut, ku përplasi disa automjete të tjera. Megjithatë, ai arriti të largohej në këmbë, duke i shpëtuar kapjes. Joni Sadikaj ishte në kërkim nga policia që nga janari i këtij viti, për një ngjarje të ndodhur në Astir, ku një vajzë u mbajt e mbyllur. Policia vazhdon...
Burimi: Javanews.al