Burimi:
Javanews.al

I humbur prej katër ditësh, gjendet i vdekur 27-vjeçari Ajet Lleshi në Has
👁7712
Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme. 27-vjeçari është gjetur tek vendi quajtur “Kurora e Mujes”, të bjeshkëve të Domajt në Has. Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi tjetër shëndetësor, kjo edhe prej faktit të bisedës telefonike me babanë, pas humbjes mesditën e së dielës së 6 prillit, ku i pati thënë “bab, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”. Policia ka njoftuar edhe babanë për gjetjen, i cili ndodhej pak metra...