Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
I huaji
Charles Baudelaire – Kë do ti më tepër, o njeri enigmatik, pa më thuaj? Babanë, nënën, motrën apo vëllanë tënd? – Unë nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla. – Miqtë, atëherë? – Nuk e di ende ç’do të thotë kjo fjalë. – Atdheun? – As që e di fare se ku ndodhet. – Bukurinë? – Do të doja me gjithë qejf të ishte hyjneshë dhe e pavdekshme. – Arin? – E urrej atë po aq sa ju urreni Zotin. – Po çfarë të pëlqen ty atëherë, o i huaj i çuditshëm? – Më pëlqejnë retë… retë...