I gjetën 2 kallashnikovë mbi 32 mijë euro, arrestohet 32-vjeçari në Shijak

I gjetën 2 kallashnikovë mbi 32 mijë euro, arrestohet 32-vjeçari në Shijak

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dy armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32 500 euro. Operacioni policor u zhvillua në fshatin Koxhas-Kodër, në Xhafzotaj, pas informacioneve se i riu mbante armë pa leje. Njoftimi: Shijak/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Baza". Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj,...