”I gjetëm në tokë, pasha Zotin”, Policia ndalon dy persona me karrocën plot me produkte: Ku i more këto?

”I gjetëm në tokë, pasha Zotin”, Policia ndalon dy persona me karrocën plot me produkte: Ku i more këto?

Tensionet në Tiranë gjatë protestës studentore janë shoqëruar edhe me incidente ndaj bizneseve private. Një ngjarje është regjistruar në zonën e ”21 Dhjetorit”, ku Policia e Shtetit ka ndaluar dy persona nga komuniteti rom, të cilët u gjetën me një karrocë të mbushur me pije, kroasantë, patatina dhe produkte të tjera. Sipas informacioneve paraprake, produktet dyshohet se ishin marrë nga një tabakino pranë vendit të ngjarjes, e cila ishte sulmuar nga protestuesit. Dy personat kanë mohuar të kenë hyrë në biznes për të marrë mallrat, duke pretenduar se i kanë mbledhur produktet pasi i kanë gjetur të shpërndara në tokë. Polici: Ku i more këto? Djali: Pasha Zotin, në tokë! Polici: Në tokë ë? Hajde këtu hajde! Në tokë i gjete të gjitha këto? Djali:...