I dyshuar për vrasje, shqiptari arrestohet në Athinë, pritet ekstradimi

I dyshuar për vrasje, shqiptari arrestohet në Athinë, pritet ekstradimi

Policia greke ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjen së Besnik Hidës në vitin 2019. Ardian Ahmetaj, 51 vjeç, u vu në pranga në Pire, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, “The Wanted”. Ahmetaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Iterpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri.
Burimi: Argjiroja.net