I dënuar për trafik droge në Greqi, arrestohet shqiptari në pikën kufitare të Kakavijës

I dënuar për trafik droge në Greqi, arrestohet shqiptari në pikën kufitare të Kakavijës

Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton, se shqiptari, i cilin është dënuar për trafik droge, u ndalua nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit. Siç doli gjatë kontrollit policor, ndaj shqiptarit, pritej një vendim nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Volosit për shkelje të legjislacionit për drogën, me anë të të cilit ai u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg, për posedim, blerje dhe trafikim të drogës. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv