Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I dënuar për tentativë vrasjeje/ Arrestohet 33-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi drejt Italisë
Policia ka vënë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali shtetasin Erjon Mera, 33 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit me 8 vjet e 6 ditë burgim. Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Grabitje me armë”, “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”, sipas Kodit Penal Italian. Operacioni u krye nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, dhe aktualisht po vijon procedura për ekstradimin e tij drejt Italisë.