I dënuar për rreth 50 vepra penale në Britani, gjykata bllokon dëbimin e 39-vjeçarit shqiptar

I dënuar për rreth 50 vepra penale në Britani, gjykata bllokon dëbimin e 39-vjeçarit shqiptar

Një 39-vjeçar shqiptar, i dënuar për rreth 50 vepra penale në Britani të Madhe, ka arritur të bllokojë dëbimin e tij drejt Shqipërisë, pasi një gjykatës emigracioni ka vlerësuar se ai mund të përballet me keqtrajtim për shkak të përkatësisë së tij rome dhe pasigurisë rreth shtetësisë së tij. Bëhet fjalë për Avdi Alijan, i cili kishte mbërritur ilegalisht në Britani në moshën 14-vjeçare, pasi në vitin 2002 kishte udhëtuar i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Sipas vendimit gjyqësor, gjatë viteve Alija kishte krijuar një rekord të gjatë kriminal, me rreth 50 vepra penale, përfshirë vjedhje, grabitje, posedim kokaine dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur ose nën ndikimin e drogës. Sipas Daily Mail, Alija ishte dënuar edhe për përfshirje në një...