I dënuar për armëmbajtje pa leje, kapet në Morinë 22-vjeçari turk

I dënuar për armëmbajtje pa leje, kapet në Morinë 22-vjeçari turk

Një 22-vjeçar turk është kapur në pikën kufitare të Morinës, pasi rezulton i dënuar nga autoritetet gjyqësore turke, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për armëmbajtje pa leje. “Si rezultat i kontrolleve intensive në PKK Morinë, për goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të lëvizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të Shqipërisë dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Tahsin Yazici, 22 vjeç, banues në Turqi”, njofton Policia. Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e...