I dënuar për 3 vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork pas 25 vitesh i shumëkërkuari, Valentin Ftoni (FOTO)
Valentin Ftoni TIRANË- Një 52-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2001, është arrestuar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Valentin Ftonin, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër. Arrestimi i tij u bë i mundur falë një pune të gjatë hetimore dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe tri agjencive federale amerikane. Policia e Shtetit bën me dije se pas largimit nga Shqipëria, 52-vjeçari ka përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së Më 28 shtator 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e dënoi Ftonin me 25 vite burgim për vrasjen e dy shtetasve,...
Burimi:
zeri.ai