Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I dënuar në Maqedoni për plagosje, 28-vjeçari arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte dënuar me 4 muaj burgim në Maqedoninë e Veriut për plagosje. “Në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.