Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
Policia ka kapur në Elbasan një 50-vjeçar, pasi ishte i dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër personit dhe krime seksuale. Mësohet se shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili ishte dënuar nga Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, me 7 vjet burgim. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim. “Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç. Gjykata...