Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I dënuar në Itali me 7 vite e 7 muaj burg për trafik droge, kapet në një fshat të Shijakut 39-vjeçari
Foto nga arrestimi SHIJAK- Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Shijak me qëllim ekstradimi në Itali. Blutë bëjnë me dije se Fatjan Stafa rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Njoftimi: Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”. Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12...