I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga Shqipëria në Itali 41-vjeçari (EMRI)

I dënuar në Bari për trafikim droge, ekstradohet nga Shqipëria në Itali 41-vjeçari (EMRI)

Ervis Deti 41 vjeç është ekstraduar nga Shqipëria në Itali. Ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Deti është dënuar nga drejtësia në Bari për trafikim të lëndëve narkotike. “Interpol Tirana/ Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është finalizuar procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Itali të shtetasit E. D., 41 vjeç, të cilit, në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Bari, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, njofton policia.