I dënuar në Angli për ‘shtëpi bari’, i sekuestrohen 500.000 euro pasuri në Kamëz

I dënuar në Angli për ‘shtëpi bari’, i sekuestrohen 500.000 euro pasuri në Kamëz

Pasuria që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të bimëve narkotike me llamba në Mbretërinë e Bashkuar, i është sekuestruar një personi në Tiranë. Policia bën me dije se si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, u sekuestrua pasuri me vlerë rreth 500.000 euro, ndërsa pronari i tyre rezulton i dënuar në Mbretëri të Bashkuar. “Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur)...
Burimi: Syri.net