I dënuar me 7 vite burg për trafik droge në Itali, 39-vjeçari kapet në një fshat të Shijakut

I dënuar me 7 vite burg për trafik droge në Itali, 39-vjeçari kapet në një fshat të Shijakut

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”. Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bshkëpunim me Shërbimet Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57”. Gjatë këtij operacioni,...