Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I dënuar me 24 vite burg që në 2008 në Itali, 57-vjeçari arrestohet në Lushnje
👁10490
Një 57-vjeçar është arrestuar në Lushnje me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Autoritetet informojnë se në pranga ka rënë Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu. 57-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 – 130 kg, në Caserta, Itali. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.