Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I dënuar me 16 vite burg në Shqipëri, kapet në Athinë 39-vjeçari nga Shkodra
👁8939
Një 39-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia greke, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Eduard Vushaj u vu në pranga nga autoritetet helene me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi në vendin tonë rezulton i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim. “Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”. Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39...