Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I dënuar me 10 vjet burg për dhunë seksuale ndaj të miturve, arrestohet në Shijak 32-vjeçari
👁2142
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, pas inteligjencës dhe kontrolleve të kryera, arritën të kapin shtetasin Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak, në fshatin Sallmone. Ai ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila më 21 nëntor 2024 e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Materialet përkatëse janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.