Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I dënuar 20 vite më parë/ Detaje të reja nga vrasja në Vaun e Dejës, policia: Pista kryesore, gjakmarrja
Me vendim nr.37, date 17.03.2006 Gjykates Shkoder denuar 25 vite burgim per Vrasje me dashje dhe eshte liruar me daten 16.03.2023 nga IEVP Shkoder. Shtetasi i dyshuar i vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës është shtetasi Frrok Lleshaj i dënuar me parë për vrasje. Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.