I dehur në timon, tenton t’u largohet karabinierëve/ Arrestohet shqiptari në Itali
foto ilustruese ITALI- Një shqiptar 57-vjeçar është arrestuar në Padova të Italisë pasi tentoi t’u largohej karabinierëve me makinë, duke shkaktuar një ndjekje të rrezikshme në rrugët e qytetit. Në timonin e një 'Ford Focus' ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa kontrollet zbuluan se drejtonte automjetin me një nivel të lartë alkooli në gjak. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në orët e para të së hënës më 12 tetor. Gjatë ndjekjes shqiptari lëvizi me shpejtësi, kaloi në krah të kundërt në disa segmente rrugore dhe hipi në trotuare duke rrezikuar sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës dhe të efektivëve që po e ndiqnin. Ndjekja përfundoi në rrugën Guasti, ku ndërhynë së bashku karabinierët dhe policia. Pas ndalimit testet treguan...
Burimi:
zeri.ai