
I dehur në timon, tentoi t’i ikte postbllokut të policisë, arrestohet këngëtari grek me origjinë nga Dropulli
👁4087
Kristos Mastoras, këngëtari i njohur u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur. Sipas burimeve policore të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u arrestua gjatë orëve të natën në afërsi të sheshit Omonia. Policia tha se ai ishte efektin e sasisë së alkoolit 0.83mg. Madje mediat vendase thonë se Mastoras tentoi të largohet nga postblloku por u ndalua prej policisë. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së hënë. Iu mor patenta për 2 muaj dhe u gjobit 700 euro.
Burimi:
Argjiroja.net