I dehur në timon, tentoi t’i ikte policisë italiane, shqiptari përfundon në pranga
Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë, pasi tentoi t’u largohej forcave të policisë me automjet, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës. Sipas mediave italiane, ai drejtonte makinën me një nivel alkooli prej 2,2 gramësh për litër gjak dhe përshkoi rreth një kilometër në sens të kundërt të qarkullimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, gjatë natës mes së dielës dhe së hënës. Shqiptari ishte në timonin e një automjeti tip “Ford Focus” dhe lëvizi nëpër lagjet Guizza dhe Voltabarozzo, përpara se të vijonte përgjatë Lungargine Ziani, në drejtim të kundërt me trafikun. Gjatë lëvizjes, ai hipi edhe në trotuare, duke detyruar patrullat e policisë të ndërhynin për të shmangur aksidente të mundshme. Ndjekja përfundoi...
Burimi:
ntv.al