I dehur në timon, shqiptari shkakton aksidentin e pazakontë në Selanik: Futet me makinë brenda tavernës, 3 të plagosur

I dehur në timon, shqiptari shkakton aksidentin e pazakontë në Selanik: Futet me makinë brenda tavernës, 3 të plagosur

pamje nga aksidenti GREQI- Një aksident i pazakontë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, ndërsa protagonist është një 45-vjeçar shqiptar. Ky i fundit, raportohet se në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar brenda një taverne. Si pasojë e përplasje, u plagosën tre persona që ndodheshin në lokal, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale. Pas aksidentit, policia arrestoi shqiptarin, i cili pas testeve rezultoi se kishte konsumuar alkool mbi kufirin e lejuar. Dy matjet e kryera rezultuan përkatësisht 0.77 mg/l dhe 0.74 mg/l alkool në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.25 mg/l. Pas aksidentit, policia greke arrestoi drejtuesin e automjetit. Sipas mediave greke, testi i alkoolit tregoi se 45-vjeçari kishte konsumuar alkool shumë...