I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur në Belsh, ku një 58-vjeçar në gjendje të dehur ka përplasur me makinë një motomjet. Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin: -H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë...
Burimi: Opinion.al