I dehur në timon dhe me mallra kontrabandë në makinë, arrestohet shoferi në Gjirokastër

I dehur në timon dhe me mallra kontrabandë në makinë, arrestohet shoferi në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin H. Zh., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje elektroshtëpiake, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net