Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I burgosuri ndërroi jetë! Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Qëndroi në qeli për 8 ditë pavarësisht shqetësimeve, të hetohet
Besnik Koçiu TIRANË-Besnik Koçiu, i arrestuar në fillim të korrikut për plagosje me armë zjarri në zonën e Valiasit, ndërroi jetë më 24 korrik në ambientet e Urgjencës së QSUT-së. Pas vdekjes së tij, u ngritën pikëpyetje të mëdha mbi trajtimin e të paraburgosurve në Shqipëri. Drejtoria e burgjeve njoftoi se Besnik Koçiu vuante nga siabeti konkretisht, diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë. Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit Besnik Koçiu përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij. Nisur nga ky njoftim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi humbjen e jetës së të burgosurit Besnik Koçiu, ku thuhet se i ndjeri kishte shprehur që në fillim shqetësime...