Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I burgosur politikisht prej 10 muajsh, lirohet ish-deputeti Ervin Salianji
Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas prokurori i çështjes dha dakordësinë. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier kanë paraqitur raport pozitiv në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin. Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me 1 vit burgim për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ky vendim...