Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I arrestuar prej 10 shkurtit, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova. Po shkelet Konventa Europiane!
Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, avokatët e tij ndërkombëtarë kanë reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe të një procesi të rregullt ligjor. Pavarësisht se ndaj Veliajt nuk është ngritur ende një akuzë konkrete, ai ndodhet prej pesë muajsh në paraburgim në IEVP Durrës, i izoluar dhe i privuar nga e drejta për të komunikuar me ekipin e tij ligjor ndërkombëtar. Në deklaratën e tyre, firmat prestigjioze Kasowitz LLP dhe Mishcon...