I akuzuar për vrasjen e Bejtjas, lihet në burg i arrestuari, çfarë tha para gjykatës

I akuzuar për vrasjen e Bejtjas, lihet në burg i arrestuari, çfarë tha para gjykatës

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas. 42-vjeçari u arrestua pak dite me pare nga forcat operacionale në Orikum. “Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një Golf para 10 ditësh, prandaj erdhi policia tek unë”, mësohet të jetë shprehur Plaku para gjykatës. Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili kërkoi një masë më të butë sigurie por që u refuzua.